Mbi 52 mijë fletëvotime janë dëmtuar nga qytetarët në zgjedhjet e fundit

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 09:20 | Nga

Votë të revoltës kanë dhënë kosovarët në zgjedhjet e së dielës së shkuar. Shembën shumë bastione, ua ndërruan fuqinë partive kryesore dhe lanë jashtë skenës politike shumë eksponentë që prej kohësh kanë pasur pushtet.

Ndëshkuan veçmas dy subjektet kryesore politike që prej pasluftës kanë qeverisur vendin, Partinë Demokratike (PDK) dhe Lidhjen Demokratike (LDK), dhe ia dyfishuan votën Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë së vetme që nuk ka qenë pjesë e Ekzekutivit ndonjëherë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo nuk ka qenë forma e vetme e revoltës, e shprehur prej tyre. Nëpërmjet disa mesazheve që i kanë përçuar ditën e zgjedhjeve, kanë treguar frustrim edhe ndaj gjithë faktorit politik. E kanë demonstruar nëpërmjet bojkotit dhe prishjes së votës.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë vetëm në shkallën 40 për qind, më e ulëta që prej pasluftës.

Shifër rekorde ka mbërritur edhe numri i fletëvotimeve të dëmtuara. Kanë qenë 52.500 sosh, nëpërmjet të cilave mund të delegoheshin në Kuvend 7 deputetë.

Përkundër kësaj, zgjedhjet janë vlerësuar si më të rregulltat që janë organizuar ndonjëherë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme