Mehmeti nga Bregu i Diellit: Smart City është vizion i së ardhmes

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 15:12 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga AKR-ja Gëzim Mehmeti ka takuar banorët e lagjes së Bregut të Diellit, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti para qytetarëve ka shpalosur programin e tij qeverisës. Ai tha se nuk do të premtojnë gjëra të cilat janë të vështira për t’u realizuar, derisa theksoi se Smart City është vizioni i së ardhmes, duke kthyer besimin në institucion.

“Këtu kam ardh me kënaqësi sepse kemi pasur disa investime, diku tetë rrugë i kemi investuar. Programi i AKR-së, derivon nga kërkesa dhe sugjerimet që qytetarët e Prishtinës, nuk premtojmë gjëra që nuk munden me u arritur sepse është e vështirë”.

“Është me rëndësi që qytetarëve me ja lehtësuar qasjen dhe me bashkëqeverisë me qytetarin dhe jo kryetari mos me qenë afër qytetarit. Smart City është vizion i së ardhmes sepse në të kaluarën Prishtina ka pasur stagnim, pastaj faza pas luftës çlirimtare dhe ndërtimet e shumta pa leje e kanë vështirësuar zhvillimin e kryeqytetit.

Ai ka përmendur krijimin e një qendre monitoruese, që të mbikëqyrë qytetin.

“Ne kemi paraparë një qendër monitoruese këtu ku qytetarët në rend të parë do të jenë pjesë e qeverisjes pastaj, prokuroria, Policia. Do ta kemi një dron që dy herë në ditë do ta vizitojë komunën e Prishtinës dhe do të merr shënime dhe ato nuk i ka vetëm kryetari i Prishtinës”.

Ai tha se e kanë për detyrë zhvillimin e infrastrukturës. Ai ka folur edhe për planin për shëndetësinë, ku tha se përmes teknologjisë informative mjeku nga QKMF-ja do të përcjell gjendjen e pacientit që është në shtëpi.

“Kemi menduar për çështjen e shëndetësisë dhe pandemia na tregoi se nuk kemi shtretër të mjaftueshëm, përkujdesja për sëmundje tjera ka qenë i lënë anash. Ne kemi menduar që ta përdorim teknologjinë informative e cila i lidh me anë të digjitalizimit të gjitha QKMF dhe mjekët do ta kenë me vet një çantë që është online 24 orë, ku i lehtësohet familjarëve me u mjeku në shtëpi, dhe mjeku në QKMF është në përcjellje të vazhdueshme pa qenë prezent se çka po ndodhë me pacientin”.

Kandidati për asamble komunale, Naser Krasniqi tha se fokusi i tij është krijimi i hapësirave sportive për të rinjtë.

“Fokusi im si asamblist i ardhshëm, është në problemet e rinisë, kemi mungesa të hapësirave e sidomos të palestrave sportive”.

Edhe, Jeton Hajdari tha se rinia mund të zhvillohet me kulturë e sport, në mënyrë qe sporti të gjejë vendin e merituar në vend.

Të ngjashme