Merr vendim Qeveria, Policia e FSK-së me autorizime specifike

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 16:39 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Projektligji përcakton mision dhe detyrën e Policisë së FSK-së dhe se do të ketë autorizime specifike.

“Synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO. Policia ushtarake do të ketë autorizime specifik ligjor”.

Në këtë mbledhje u  miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për akcizën në produktet e duhanit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me qëllim të zbatimit të programit legjislativ ministria paraqet projektligjin për akcizën në produkte të duhanit.

“Përfshinë produktet e reja të duhanit rritje e masave mbikëqyrës, kontrollet doganore etj”. 

Të ngjashme