Ministri Veliu priti delegacionin gjerman për njohjen reciproke të patentë shoferëve

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim Guido Zielke, i cili po qëndron në Prishtinë për takime rreth njohjes reciproke të patentë-shoferëve, transmeton Ekonomia Online.

Me këtë rast, ministri Veliu ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës, bashkë me Agjencinë për Regjistrimit Civil, do të mbështesin përmbylljen e këtij procesi tepër të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Gjermani.

Ministri Veliu, vlerësoi se takimet e tilla do të mundësojnë që për së afërmi të shkëmbehen përvoja dhe praktika reciproke në fushën e lëshimit, menaxhimit dhe legjislacionit.

Republika e Kosovës, në vitin 2019 ka aplikuar për njohjen e patentë-shoferëve të shtetasve tanë.

Vizita e delegacionit gjerman paraqet nje hap të rëndësishëm për këtë proces, i cili si rezultat do të ketë vendimin përfundimtar të Gjermanisë dhe 16 Republikave të këtij shteti, për njohjen reciproke te patentë-shoferëve.

Ministri Veliu është shprehur optimist, që së shpejti të kemi marrëveshje për patentë shoferë respektivisht njohjen e tyre nga Republika e Gjermanisë me të cilën do të jetë një qështje shumë pozitive jo vetëm për komunikacionin rrugor në rajon por edhe në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme