Miratohet plani rregullues për “Prishtinën e Re”

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 13:07 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 25 vota për 5 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar planin rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re” – Zona Lindje, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa 30 për 2 abstenime 1 kundër, Kuvendi Komunal i Prishtinës kaloi propizim-vendimin për lënie në shqyrtim publik të projekt dokumentit të Planit rregullues të hollësishëm për zonën “Mati 1”, vazhdimi i rrugës “B” (Bahri Fazilu), pjesa jugore.

Kuvendi komunal e Prishtinës gjithashtu me 29 vota për ka kaluar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të stadiumit të futbollit në Hajvali, Federatës së Futbollit të Kosovës, propozim ky i dhënë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme