Murati: Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ndihmon vetëm bizneset e afërta me Qeverinë

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 15:03 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ka reaguar deputeti i LVV-së, Hekuran Murati duke thënë se qëllimi i Qeverisë me këtë Ligj është që t’i ndihmojë bizneset e afërta të tyre dhe jo qytetarët e vendit, raporton Ekonomia Online.

“Sot e pamë edhe atë që më në fund u dëshmua atë që ka thënë VV-ja për këtë ligj. Që qëllimi i kësaj Qeverie është që paratë në buxhet të mos shfrytëzohen për qytetarë, kjo Qeveri ka tendecë t’u ndihmojë bizneseve që është e afërt me ta. Këto dy kosto do t’i bart taksapaguesi i varfër qytetari. Ky mund të quhet që merr pare nga të varfëritë duke u dhënë të pasurve”, tha Murati.

Gjithashtu edhe deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se është për keqardhja që ka kaluar një ligj me defekte të shumta.

“Për dallim nga pakoja emergjente kjo pako nuk e ka transparencën dhe formën sa shkojnë në çdo sektorë. Nuk ka stimulim të tillë të drejtpërdrejtë por të përgjithësuara. Ata nuk e dinë saktë shumë për bizneset që do të përfitojnë ky ligj ka bërë një shkelje të madhe gjegjësit për marrëveshjen që ka Kosova sa i përket stabilizim asociimit. Gjithashtu edhe ka favorizuar një numër të caktuar të bizneseve”, tha Kusari-Lila, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme