Në pesë vjetorin e aneksimit të Krimeas nga Rusia, Kosova mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

PPërderisa afrohet përvjetori i pestë, që kur Rusia pushtoi Ukrainën, mori në mënyrë jo-ligjore dhe me forcë Krimean, minoi parimet ndërkombëtare dhe obligimet e tij, duke përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit të vitit 1975 dhe Marrëveshjet e Parisit të vitit 1990, Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj të fuqishme për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, dukë përfshirë ujërat e saj territoriale dhe kundërshton deklarimet e sovranitetit të Moskës mbi Krimean.

Sipas njoftimit të MPJ-së, Kosova, si edhe shtetet tjera paqedashëse, që janë të përkushtuara për rregullin dhe rendin ndërkombëtarë nuk mund të mbetet e heshtur përballë deklarimeve ruse të aneksimit të këtij territori sovran të Ukrainës, ashtu siç nuk mund të mbetet e heshtur përderisa Rusia vazhdon keqtrajtimin sistematik dhe të padrejtë të Tartarëve të Krimeas.

Kosova shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me keqësimin e represionit në Krimean e okupuar nga Rusia dhe thërret Rusinë, që të ndalojë abuzime të tilla dhe të lirojë të gjithë Tartarët nga Krimea dhe shtetasit e tjerë nga Ukraina (rreth shtatëdhjetë), që janë burgosur në mënyrë të gabuar dhe si hakmarrje për mospajtimin e tyre paqësor. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme