Nisma mbështet propozimin e Qeverisë për dërgim në misione paqeruajtëse FSK-në

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate do ta përkrahë propozimin e Qeverisë së Kosovës, për dërgim të Ushtrisë së Kosovës në misione paqeruajtëse.

Shefi i grupit parlamentarë të kësaj partie, Endrit Shala ka thënë se  është i lumtur që seancën e parë të këtij viti ta nisin më një lajm të mirë për Ushtrinë e Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Jam jashtë̈zakonisht i lumtur që seancën e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë vit, ta nisim me një̈ lajm të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, e sidomos për ushtarakët që shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës.

Për ne NISMA Socialdemokrate dhe besojmë për secilin që e don këtë vend, ushtria jonë është krenaria më e madhe që e kemi ndërtuar bashkë.

Ndaj ne si NISMA mbështesim fuqishëm kërkesën e Qeverisë së Republikës, që Kuvendi i Kosovës të mbajë sot seancën e jashtëzakonshme që u lejon Ushtrisë së Kosovës angazhimin në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës, respektivisht aleatit tonë historik SHBA-së.

Për mua si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, asgjë nuk do ma shtonte më shumë krenarinë, se sa t’i shoh vajzat e djemtë e ushtrisë sonë, duke shërbyer krahas ushtrisë së SHBA-ve, për të siguruar paqe e liri kudo në botë.

Duke qenë i bindur se secili ushtar i Kosovës do e nderojë atdheun dhe flamurin e këtij shteti, nga zemra uroj secilin prej tyre për sfidën e re që i pret.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme