Nisma pa kandidat për kryetar në Podujevë

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar opinionin publik se në konsultim me degën dhe strukturat në Podujevë, nuk ka kandiduar asnjë kandidat për kryetar të kësaj komune.

“Një ndër arsyet që nuk ka kandiduar asnjë kandidat, është mandati i shkurtë që do ta ketë kryetari i ri”, thuhet në njoftim.

“Nisma në Podujevë ka nxjerrë një rezultat relativisht të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit, për ç’gjë i përgëzon degën dhe strukturat tona në këtë qytet. Nisma në Podujevë është shtrirë dhe ka strukturat e saj në çdo cep të kësaj komune”.

“Nisma fton strukturat tona në Podujevë të jenë aktive dhe të fillojnë parapërgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahet vitin e ardhshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme