Një delegacion i Kuvendit po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani

Prishtinë | 30 Mar 2017 | 11:26 | Nga

Delegacioni i Grupit të Miqësisë Kosovë – Gjermani, i udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, po qëndron në një vizitë treditore ne Gjermani, me ftesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të Miqësisë për Evropën Juglindore, Stephan Albani, deputet i Bundestagut Gjerman.

Delegacioni gjatë gjithë ditës ka realizuar takime në Berlin, ku përpos Albani, ka takuar edhe deputetin Thorsten Frei, i cili është raportues për Kosovën në Komisionin për punë të Jashtme dhe në Komisionin e BE-së, Joachim Falenskin dhe bashkëpunëtorë tjerë të Grupit punues të Ballkanit Perëndimor të Fraksionit CDU/CSU.

Takimet e delegacionit kanë vazhduar edhe me drejtorin e zyrës së Berlinit të Grupit bankar KfW, Leon Macioszek, si dhe me përfaqësuesin e Fondacionit Konrad Adenauer, Florian Feyerabend.

Në vazhdën e kësaj vizite, do të realizohen takime edhe me kryetarin e delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Axel Fischer dhe me anëtarë të tjerë të këtij delegacioni, pastaj me Christian Hellbach nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme, me Heike Backofen- Warnecke nga Ministria Federale për Zhvillim Ekonomik, përfaqësuesin e GIZ-it, Siegmund Müller etj.

Në përbërjen e delegacionit të Kuvendit të Kosovës, bëjnë pjesë: Xhavit Haliti, Slobodan Petroviq, Safete Hadergjonaj, Blerta Deliu Kodra, Agim Kikaj, Pal Lekaj dhe Rexhep Selimi.

Të ngjashme