Pacolli: Po planifikohet vjedhja e votave në Drenas

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 19:45 | Nga

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, paralajmëron se në Drenas po planifikohet vjedhja e votave.

“Sot isha në Drenas në ditën e parë të fushatës. Me aq sa pashë dhe kuptova nga informatat, veqse ka filluar planifikimi i vjedhjes së votës së qytetarëve”, shkruan Pacolli, në faqen e tij në Facebook.

“Unë i bëj apel policisë së Kosovës dhe prokurorisë që të angazhohen me seriozitetin më të madh në mënyrë që mos të ketë vjedhje dhe blerje të votës”.

“Po ashtu, iu bëj thirrje edhe OSBE-së dhe ambasadave të shteteve mike të Kosovës që në ditën e zgjedhjeve të dërgojnë sa më shumë vëzhgues që të jetë e mundur, nëpër qendrat e votimit”, shkruan Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme