Partitë politike nënshkruajnë Deklaratën e Mirësjelljes

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 14:14 | Nga

Përfaqësuesit e koalicioneve dhe subjekteve të tjera politike, kanë nënshkruar sot në praninë e shefes së KQZ-së, Valdete Daka, një deklaratë të ashtuquajtur të mirësjelljes, me të cilën zotohen për garë fer e të drejtë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, deklarata është nënshkruar nga nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj; nga LDK-ja ishte nënkryetari Agim Veliu; nga Vetëvendosja, Dardan Sejdiu; dhe përfaqësues të tjerë.

“Njëzëri shprehëm vullnetin dhe përkushtimin tonë që këto zgjedhje duhet të arrijnë edhe një standard të lartë demokratik të organizimit dhe mbarëvajtjes”, ka thënë Hoxhaj.

Image may contain: one or more people and phone

Të ngjashme