PDK-ja me seancë të jashtëzakonshme për Pakon Emergjente – Veseli: Po merren vendime joligjore

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 13:44 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me përfaqësuesit e Odave Ekonomike për të diskutuar kërkesat dhe nevojat në këtë kohë pandemie bizneset kosovare dhe punëtorët e sektorit privat, raporton Ekonomia Online.

Lideri i PDK-së, pasi dëgjoi idetë dhe propozimet e krerëve të Odave Ekonomike, tregoi se është në fazën finale të përgatitjes së propozimeve konkrete që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë së Coronavirusit.

Veseli tha se do të iniciojë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës e cila duhet të mbahet javën e ardhshme, për të miratuar një pako të veçantë ekonomike e cila do t’i ndihmojë 280 mijë punëtorë të sektorit privat si dhe mbi 60 mijë biznese private.

“Ne nuk do të rrimë duarkryq. PDK-ja do të ndërmerr hapa konkret për tejkalimin e kësaj situate. Hapat që i ka ndërmarrë Qeveria aktuale nuk janë të mjaftueshme për faktin se janë shumë sipërfaqësore dhe nuk i përgjigjen kërkesave dhe nevojave të sektorit privat i cili në fakt e mbushë arkën e shtetit përmes së cilës mbahet e gjithë jeta ekonomike, jeta politike, jeta sociale e kulturore në Republikën e Kosovës”.

“…në të njëjtën kohë, veprimet të cilat është duke i ndërmarrë qeveria aktuale dhe kryeministri janë jashtë ligjore”.

“Qysh në javën e ardhshme, PDK do të ndërmerr iniciativën, do të kemi seancë të jashtëzakonshme përmes së cilës ne duhet të miratojmë një pako të veprimeve ekonomike financiare që ndihmojnë këta ndërmarrës që Kosovën në ballafaqimin e vet me pandeminë e bëjnë të suksesshme ta tejkalojnë edhe në aspektin shëndetësor por edhe në atë ekonomik këtë pandemia, në mënyrë që shteti i Kosovës të jetë stabil dhe mos të lejojmë që 280 mijë familje kosovare në sektorin privat të shndërrohen në raste sociale”, tha Veseli.

Ai i ka siguruar të gjithë punëtorët e sektorit privat dhe të gjitha familjet kosovare që nuk do të mbeten pa zërin e tyre, pa mbështetjen që ju nevojiten.

Pasi siç tha kryetari i PDK-së, të gjithë së bashku duhet të punojmë për tejkalimin e kësaj gjendje të vështirë dhe për të vazhduar ndërtimin e mirëqenies në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme