PDK mban zgjedhjet e brendshme këtë vit, brenda pak ditësh nis procesi

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 14:01 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se zgjedhjet brenda kësaj partie do të mbahen gjatë këtij viti.

“Kishim mbledhje të gjatë të partisë ku biseduam për tema. Kjo konferencë e hap procesin zgjedhor në parti. Do të fillojë në ditët e ardhshme. Kemi diskutuar gjatë për dokumente strategjike, për program dhe platformë të re, e cila ketë risi. Atë se si PDK e sheh rininë”.

“Kemi pas debat të gjatë edhe për statutin e partisë, se çka të ndryshohet në statut. Zgjedhjet në parti nënkuptojnë një hapë të mirëfilltë. Reforma do të jetë e madhe e thellë”.

Hoxhaj u shpreh se zgjedhjet e reja në PDK nënkuptojmë një hapje të mirëfilltë të PDK-së në nivelin lokal dhe qendror.

“Kemi në plan që të bëjmë reforma brenda partisë të hapin dyert për shumë anëtarësime të reja të të rinjve në këtë parti”.

Të ngjashme