Përfundon afati, Kurti i vetmi kandidat

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 00:19 | Nga

Ish-lideri dhe themeluesi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk do të këtë përballë asnjë kundërkandidat për të ardhur përsëri në pozitën e kreut të kësaj partie, në kuadër të një procesi parazgjedhor të përcjellë me përplot polemika, kundërshtime e largime nga partia.

Afati i paraqitjes së kandidaturave përfundoi në mesnatë ndërsa nuk ka asnjë raportim për ndonjë kandidaturë tjetër që do ta rivalizonte Kurtin në këtë garë.

Kurti, i cili është themelues i VV-së dhe ishte në krye të saj për dy mandate, në zgjedhjet e brendshme pritet të marrë për të tretën herë këtë post pas një “pauze” trevjeçare kur kryesimi i partisë iu dha Visar Ymerit, i dorëhequr nga ky post ditë më parë, shkruan kallxo.com.

Në dhjetor të vitit të kaluar, derisa Kurti gjendej në paraburgim, autorizoi deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli që të mbledhin nënshkrimet për ta paraqitur kandidaturën e tij.

Përveç Ymerit dhe aktivistëve në pozita të ndryshme, dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet në VV kanë dhënë deputetët: Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Faton Topalli, Shqipe Pantina dhe Driton Çaushi për shkak të pakënaqësive të brendshme me të cilat po përballet VV tash e disa javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme