BE propozon përfshirjen e Kosovës në takime të nivelit të lartë të bllokut

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 14:03 | Nga

Më shumë se dhjetë shtete anëtare të BE-së u kanë ofruar gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë anëtarësimin në BE, të jenë të pranueshme të marrin pjesë në takime të nivelit të lartë të bllokut para se të anëtarësohen formalisht.

Dymbëdhjetë shtetet e BE-së – Austria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia – dëshirojnë thellim të marrëdhënie mes Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit duke propozuar që Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Serbia të kenë përfaqësues në takimet vjetore të bllokut, raporton “FinanceApprise”.

Teksti 12 pikësh po ashtu propozon që të lejohen ministrat nga vendet e Ballkanit që të marrin pjesë në samitet e BE-së mbi temat siç janë politika e jashtme, transporti, shëndetësia dhe ambienti, që pritet të jenë takime më të thelluara sesa që kanë qenë më parë me përfaqësues nga shtetet jashtë BE-së.

“Këto janë masa që nuk kushtojnë asgjë por do të kenë ndikim të madh politik dhe do të shërbejnë për të përmirësuar imazhin evropian në rajon”, ka thënë dokumenti i Komisionit Evropian, i cili bën edhe thirrje që liderët evropianë të vizitojnë më shpesh Ballkanin Perëndimor, transmeton Koha.net.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka kohë që konsiderohen si anëtare të ardhshme të BE-së. Por si pasojë e dyshimeve nga disa anëtarë të BE-së në lidhje me koston e një vale të re të zgjerimit dhe progresit të ngadalshëm të rajonit në reforma politike, gjyqësore e ekonomike, ka bërë që vazhdimisht e më shumë qytetarë të Ballkanit Perëndimor të hamenden nëse anëtarësimi ne BE do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme