QUINT-i i bën thirrje Kosovës e Serbisë të rinisin bisedimet

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin bisedimet.

“Kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre shteteve, transmeton KTV.

Aty shtohet se vendet janë gatshme të forcojnë rolin e tyre në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por kjo mund të bëhet vetëm kur jepen shenja të gatishmërisë për kompromis.

“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, përfundon deklarata e përbashkët.

Të ngjashme