Qytetarët kërkojnë që institucionet të formohen sa më shpejt

Prishtinë | 05 Gus 2017 | 13:48 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për dy ditë Kuvendi i Kosovës dështoi që të zgjedh kryeparlamentarin dhe nënkryetarët. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit do t’i hapte rrugë formimit të institucioneve qeverisëse, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online të shtunën u shprehen të zhgënjyer me atë që ndodhi në Kuvend, por edhe në përgjithësi me gjendjen politike e sociale që nga paslufta.

Lidhur me atë se kush do të duhet të formoj institucionet qytetarët kanë mendime të ndryshme. Mirëpo të gjithë janë të pajtimit që formimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë.

Aziz Kastrati, bashkatdhetar nga Amerika tha se gjetja e një zgjidhje sa më të shpejtë për formimin e institucioneve është në interes të Kosovës.

“Gjendja nuk është e mirë, mirëpo këta e dinë vet. Të gjithë e dinë. Mendimi im është që duhet të zgjidhen sa më shpejt është në interes të Kosovës, në interes të Amerikës”, tha Kastrati.

Se kush do të formojë institucionet për Bujar Mullajakun nuk është me rëndësi. Sipas tij, pavarësisht se kush ka ardhur në pushtet Kosova si vend nuk ka pasur zhvillim të qëndrueshëm.

“Kushdo de le të jetë, veç le të bohet mirë. Krejt i kemi provuar, asgjë përpara nuk kemi ec”, u shpreh Mullajaku.

Mirëpo, ka edhe të atillë që kanë preferencat e tyre se kush duhet të formojë institucionet.

“Vetëvendosja ka me marr. Duhet me qeverisë Albin Kurti. Kosovën duhet me udhëheq një kosovar, një shqiptar që është i mençur “, tha Pajazit Zenuni.

“Kryeministër Albin Kurti duhet me u zgjedh edhe krye parlamentari duhet prej VV. Kushtetuta e thotë që duhet PAN me zgjedh, por ata numrat nuk i kanë”, deklaroi Zaxhid Nimani.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA, ka kërkuar që të mërkurën të mbahet një takim tjetër me grupet parlamentare për arritjen e një marrëveshje pasi në takimin e fundit nuk u arrit një gjë e tillë, raporton EO.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë që nuk do të marrin pjesë në këtë takim të kërkuar nga PAN, pasi në asnjë mënyrë nuk do të votojnë votimin e pakos së votimit të krye parlamentarit dhe kryeministrit.

Të ngjashme