Rashiti: Partitë të gjejnë zgjidhje këtë muaj ose liberalizimi do të shtyhet

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 08:31 | Nga

Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, për rreth dy muaj është në përpjekje të lehtësimit të tryezave të bisedimeve ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës për gjetjen e zgjidhjeve rreth disa proceseve politike, përfshirë edhe çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Ka pasur shumë përafrime rreth deklaratës për çështjen e Demarkacionit. Kjo është një lloj deklarate e përafruar me dialogun politik”, thotë Rashiti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Ndoshta ky është momenti më i mirë, më i volitshëm që ka pasur ndonjëherë, për të marrë liberalizimin e vizave. Shtyrja do ta shtynte shumë gjatë liberalizimin e vizave…pesimizmi, frustrimi i qytetarëve do të rritej”, thekson Rashiti.

“Ky dialog ka filluar në muajin mars dhe në platformën e tij ka shumë tema të rëndësishme për vendin. Me demarkacion jemi marrë sepse ishte tema kyçe e këtij viti dhe duheshin përpjekje për të provuar dhe harmonizuar qëndrimet rreth demarkacionit, për ta bërë apo përmbyllur marrëveshjen e demarkacionit, pasi që ishte kusht edhe për liberalizimin e vizave”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme