Regjistrimi i deputetëve, përfundon sot

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 09:36 | Nga

Deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës sot kanë ditën e fundit të regjistrimit si deputetë. Regjistrimi vazhdon nga ora 10:00-15:00.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, në dy ditët e kaluara janë regjistruar 88 deputetë.

42 deputetë janë regjistruar në ditën e dytë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në ditë e parë u regjistruan 46 deputetë.

Sot pritet të bëjë regjistrimin kryetari i PDK-së Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidati i LAA, Avdullah Hoti e deputetë të tjerë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme