Serbët e Istogut të interesuar të votojnë, e konsiderojnë obligim  

Istog | 17 Dhj 2017 | 14:56 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fshatin Osojan të Istogut deri më tani kanë votuar 52 qytetarë. Në këtë qendër të votimit kanë të drejtë votë mbi 700 votues.

Ndonëse në këtë garë do të përballën Gani Dreshaj nga AAK dhe Haki Rugova nga LDK, pra nuk është ndonjë bashkëkombës i tyre, banorët serbë të këtij fshati kanë shprehur interesim të dalin të votojnë.

Ekipi i Ekonomia Online ka intervistuar edhe një votuese të komunitetit serb e cila është shprehur që e drejta e saj e votës është obligim qytetarë dhe se kryetari duhet të zgjidhet sa më shpejt pasi sipas saj, kjo është në nevojën e qytetarëve.

Sipas të dhënave të, Besim Osmanaj, nga KQZ ky është një numër më i madh se herën e kaluar. Ai është shprehur se ky është vetëm një vend votim interesimi për të votuar është i dyfishtë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme