Shala: Nisma Socialdemokrate do ta krijojë një qeveri për qytetarin, bujkun, prodhuesin e përpunuesin

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Endrit Shala, kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, në fjalimin e tij, gjatë tubimit të mbajtur në Drenas, ka thënë se kjo parti do ta krijoj një qeveri për qytetarin, për bujkun, prodhuesin e përpunuesin.

Sipas tij, qeveria Limaj, do të jetë një qeveri për secilin qytetarë, pa anashkaluar asnjë regjion.

Ky është postimi i plotë:

Edhe Drenasi bashkë për shtetin

Pas tubimit madhështorë me rininë në Prishtinë, bashkë me kryetarin Limaj takimet i vazhduam në fshatin Arllat dhe Nekoc të Drenasit.

Pritja nga banorët e këtyre fshatrave ishte mbreslënëse. Është pak sado që u falenderohem për përkrahjen e dhënë.

Me shumë entuziazëm e vullnet për ndryshim, ata na treguan edhe njëherë se janë bashkë me ne sot, dhe bashkë me ne në fitoren e 6 tetorit.

Për mua ishte kënaqësi e veqantë tu shtërngoja dorën secilit prej tyre që kishte ardhur për të na dhënë besimin në programin tonë socialdemokrat.

Nisma Socialdemokrate do ta krijoj një qeveri për qytetarin, për bujkun, prodhuesin e përpunuesin.

Qeveria Limaj do të jetë qeveri për secilin qytetarë, pa anashkaluar asnjë regjion.

Andaj vota juaj të dashur qytetarë, është votë e fitores.

Shihemi bashkë në festën e 6 tetorit.
E.Sh

#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122

Image may contain: 1 person, standing
Image may contain: 3 people, people smiling, people standing
Image may contain: one or more people and crowd
Image may contain: 6 people, indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme