Stavileci: Votat për institucionet e reja janë të sigurta

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 07:52 | Nga

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci, ka shprehur siguri se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka të sigurta votat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se dilemat e skeptikëve për këtë çështje do të hiqen në seancën konstituive më 3 gusht.

Pikërisht në këtë ditë, ka treguar Stavileci, pritet të votohet edhe Qeveria e re. Në këtë intervistë Stavileci ka folur edhe për përgatitjet që po bën PDK-ja për zgjedhjet lokale.

Ai ka paralajmëruar befasi sa iu përket emrave të kandidatëve të PDK-së për kryetarë të komunave, duke bërë me dije se emrat e tyre shumë shpejt mund të publikohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme