Tahiri: Komunat kufitare janë fytyra e shtetit tonë

Hani i Elezit | 05 Qer 2017 | 19:29 | Nga

Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Besnik Tahiri, ka thënë se në Han të Elezit, pa fund mbështetje dhe ndjen entuziazëm për një fitore të madhe.

Tahiri mbetet i vendosur dhe i përkushtuar se qeverisja e re duhet t’i kthej komunat në potencial zhvillimor dhe në veçanti komunat që janë në zonat kufitare.

“Përveç kryeqendrës, komunat kufitare janë fytyra e shtetit tonë. Komunat e brezit kufitar duhet t’i mbështesim fuqishëm përmes projekteve zhvillimore dhe bashkëpunimeve ndër-kufitare. Ato janë pasqyra e parë e Kosovës, nuk lejojmë pabarazi e qytetar të përjashtuar. Duhet zhvillim i balancuar dhe i barabartë”, ka thë Tahiri.

“Në të kundërtën s’kemi ndërtur shtet për të gjithë. Për këtë rrezikojmë ecjen si vend dhe shoqëri. Përkujdesja e dora e shtetit do të jetë kudo e me secilin qytetar”, ka theksuar Tahiri.

Image may contain: 2 people, people standing, suit, wedding and outdoorImage may contain: 2 people, people standing and outdoorImage may contain: 5 people, stripes

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme