Tahiri: Kurti e ka raportin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit, të padinjitetshme deklaratat e tij

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 11:51 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kreu i Qeverisë, Albin Kurti e ka raportin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën u vendos që të enjten të mbahet seanca e radhës për të diskutuar për arsimin në kohë të pandemisë, shtoi se është e papërgjegjshme deklarata e kryeministrit Albin Kurtit, se më shumë ka gjetur informacione në Bruksel për dialogun se sa në Qeveri.

“Kjo është deklaratë e papërgjegjshme e Z. Kurti. Ai e ka dokumentin e hartuar në detaje, e ka raportin e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve vetëm duhet ta kërkojë atë”.

“Ai të gjitha këto i di shumë mirë sepse ka ardh vet në Kuvend ku ne kemi raportuar për të gjitha zhvillimet”.

“Kjo për mua është e padinjitetshme për mua që të thotë më shumë ka informacione në Bruksel, të gjitha këto raporte i ka në sirtar vetëm i duhet t’i kërkojë”.

“Nëse nuk i ka unë ia dha të gjitha, edhe të gjithë dokumentacionin ja kemi dhënë paraprakisht sa kemi qenë në opozitë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri më tej shtoi se AAK-ja e konsideron shumë të rëndësishme konsultimin paraprak me partitë parlamentare për dialogun.

“Platforma politike, vizioni politik për dialog që buron nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që për këtë përgjegjës është Qeveris duhet të jetë më serioz i mundshëm askush nuk ka ekskluzivitet në këtë temë, as Kurti as askush tjetër. Për të pasur sukses në tema nacionale duhet të jetë qasja serioze e jo selektive”.

Të ngjashme