Takimi Hoti-Vuçiq sot në orën 16:00

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Vazhdimi i dialogut në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është paraparë të fillojë sot nga ora 16:00, është bërë e ditur nga Bashkimi Evropian.

Siç njofton kumtesa, nikoqir i takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme