Totaj: VV-ja “kapi” bordet me anëtarë të saj, s’u respektuan memorandumet me Ambasadën britanike

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 15:12 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka denoncuar emërimet e fundit politike të qeverisë në ikje, duke konsideruar se ato janë dëshmi e qartë e përpjekjes së kryeministrit të shkarkuar për të kapur shtetin.

“Partia Demokratike e Kosovës deklaron se këto veprime e çojnë vendin prapa duke rrënuar përpjekjet e deritanishme për të ndërtuar borde sa më profesionale që shmangin punësimin e militantëve partiakë. Ne i bashkohemi zërit të kritikës qytetare dhe dënojmë emërimet e anëtarëve politikë të Vetëvendosjes prej të cilëve janë ish kandidatë për deputetë dhe anëtarë të kësaj partie”, tha ai.

Deklarata e plotë e Tolajt:

Partia Demokratike e Kosovës denoncon emërimet e fundit politike të qeverisë në ikje, duke konsideruar se ato janë dëshmi e qartë e përpjekjes së kryeministrit të shkarkuar për të kapur shtetin.

Shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike, në mënyrë arbitrare, pa ndjekur asnjë procedurë paraprake ligjore, janë provë e dyfytyrësisë së kryeministrit në ikje që në pushtet ka ardhur me premtimin e forcimit të sundimit të ligjit.

Partia Demokratike e Kosovës deklaron se këto veprime e çojnë vendin prapa duke rrënuar përpjekjet e deritanishme për të ndërtuar borde sa më profesionale që shmangin punësimin e militantëve partiakë. Ne i bashkohemi zërit të kritikës qytetare dhe dënojmë emërimet e anëtarëve politikë të Vetëvendosjes prej të cilëve janë ish kandidatë për deputetë dhe anëtarë të kësaj partie.

Kujtojmë këtu se kryetari i partisë sonë z. Veseli, nëpërmjet një memorandumi të nënshkruar me Ambasadën britanike në Kosovë, ka përfshirë një kompani profesionale angleze për të ndihmuar në rekrutime sa më profesionale e meritokratike në bordet e ndërmarrjeve publike.

Së fundmi, theksojmë se ajo që i bën edhe më të rënda këto vendime, është fakti që ato po vijnë nga një qeveri e shkarkuar me mbi 2/3 e votave të popullit të shprehura nëpërmjet të deleguarve të tyre në parlament.

Prandaj i bëjmë thirrje qeverisë së shkarkuar të z. Kurti që të ndali shkarkimet e paligjshme, punësimet e klienteliste e nepotike si dhe çdo vendim tjetër të rëndësishëm sepse është një qeveri e shkarkuar në detyrë.

Qeveria në ikje e Kurtit, duhet ta kuptojë njëherë e mirë, që s’ka legjitimitet të ndërmarrë veprime apo vendime të rëndësishme por thjesht duhet të kujdeset për mbarëvajtjen e institucioneve shtetërore derisa të zëvendësohet nga një qeveri e re.

Lexo më shumë:

Të ngjashme