Valon Syla për Albin Kurtin: Gjithë e kam ditë që është mashtrues

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas deklaratës së ministres Rozeta Hajdari, se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve mes të Kosovës dhe Serbisë.

Syla ka thënë se “Albin Kurti hjeku dorë sot nga reciprociteti”, gjersa e ka quajtur atë gënjeshtar dhe mashtrues të elektoratit të tij.

Postimi i tij i plotë:

Sot hjeku dorë Albin Kurti, prej reciprociteti. Gjithë e kam ditë që është rrenc. Edhe ma keq. Një rrenc, i paaftë… mashtrues i elektoratit të vet, hala pa i bo 100 ditë qeverisje.

Paska me pranu krejt, tash. Diçka si Haradinaj me Çakorrin, ky me Leciplocitetin.

Ndryshe, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi sot se nuk ka dashur që të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.

Më pas ajo doli me një reagim dhe tha se deklarata e saj është keqinterpretuar.

Të ngjashme