Vazhdojnë aderimet në PDK

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 13:25 | Nga

Besim Ahmeti, një ndërmarrës nga Lipjani, është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

E veçanta e këtij aderimi është se Ahmeti është familjar i afërt i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili vjen nga radhët e LDK-së.

Ai ka thënë të jetë i pakënaqur me qeverisjen e Imri Ahmetit në Lipjan, por edhe me gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Besim Ahmeti ka thënë gjatë aderimit se përkundër kërkesave të shumta për mbështetje dhe lehtësimeve për bizneseve, LDK-ja nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri, në veçanti kreu i saj Isa Mustafa.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë pritjes së aderimit të djalit të axhës së Imri Ahmetit i ka dëshiruar atij mirëseardhje dhe e ka siguruar për mbështetje përmes platformës qeverisëse “Fillimi i Ri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme