Veseli diskuton me ekspertët për ekonominë dhe punësimin në Mitrovicë

Mitrovicë | 06 Pri 2017 | 18:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar të enjten gjatë ditës me profesorë dhe ekspertë të ekonomisë për punësim në qytetin e Mitrovicës.

Gjatë diskutimit në Universitetin “Isa Boletini”, lideri i PDK-së kërkoi nga ekspertët e ekonomisë të paraqesin ide konkrete se si ata e shohin të ardhmen e zhvillimit ekonomik e cila do të krijonte më shumë vende pune për qytetarët e Kosovës.

“Pse po stagnon Kosova, kush është fajtor dhe a ka mundësi për të dalë nga kjo situatë. Cilat janë idetë e juaja, mendimet e juaja. Po ua jap fjalën se ky bashkëbisedim nuk do të jetë pjesë e ambienteve të mbyllura”, tha Veseli në hapje të diskutimit.

Profesoresha e gjeoshkencave, Florije Kabashi ka propozuar që në Mitrovicë të themelohet një institut i specializuar ku do të klasifikoheshin dhe certifikoheshin xehet minerare në qytetin industrial, e jo të shiten vetëm si lënë e parë e cila sipas saj, nuk sjell profit të mjaftueshëm për zhvillim ekonomik.

“Ekonomia e një vendi rritet vetëm në atë mënyrë kur ekonomia materiale tejkalon ekonominë e lëndëve të para, investojmë në lëndë të para më pak dhe shesim materiale më shumë”, tha Florije Kabashi

Edhe drejtori i Kombinatit Metalurgjik “Trepça”, Ahmet Tmava, propozoi që pas miratimit të ligjit për gjigantin metalurgjik, të veprohet në hartimin e strategjisë zhvillimore të Trepçës ku siç tha ai mund të hapen mijëra vende të reja pune.

Në fund të diskutimit, kryetari Veseli tha se idetë e ekspertëve do t’i ndihmojnë në hartimin e platformës së re për zhvillimin ekonomik të vendit.

Të ngjashme