Veseli në Gjilan: Anamorava nuk do të mbetet e izoluar, do të zhvillohet ekonomikisht

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 18:06 | Nga

Kadri Veseli ka zbarkuar sot në Gjilan në një tubim me qytetarë dhe simpatizantë. Gjilani, tha Veseli, do t’i kthehet PDK-së nga 11 qershorit, por edhe në nëntor në zgjedhjet lokale.

“Fillimi i Ri është garanci e sovranitetit të Kosovës dhe e partneritetit me miqtë ndërkombëtarë”, tha Veseli.

Ai tha po ashtu se Kosova do të jetë e zhvilluar ekonomikisht, duke u fokusuar në ndërmarrësi.

Ai përmendi edhe në Gjilan vizionin e Fillimit të Ri për fuqizimin e rinisë dhe grave si në institucionet e vendit ashtu edhe në sektorin privat.

Bujqësia, përmendi ai, do të jetë një prioritet i qeverisjes së ardhshme.

“Me 11 qershor, ju ftoj këtu, si në gjithë Kosovën, që ti përgjigjemi pyetjes se kush do ta udhëheq Kosovën. A mund ta udhëheq Koosvën një koncept i cili nuk ka vizion, i cili nuk ka guxim, i cili nuk e njeh Kosovën. Atëherë me 11 qershor bëhuni bashkë, si popull, t’i japim fuqizim një koncepti që i thotë Kosovës, po një shtet perëndimor, po Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po zhvillimit ekonomik, një Kosovë që është krenare me qytetarët e vet. Ky është Fillimi i Ri.”, tha Veseli në tubimin elektoral në Gjilan.

Ai tha se Anamorava nuk do të jetë e izoluar, por do të qahen malet që kjo pjesë e vendit të zhvillohet edhe më shumë.

“Nuk do të mbetet Anamorava e izoluar, do të qajmë malet që të zhvillohet Anamorava, që të zhvillohet ndermarrësia. Ky është Fillimi i Ri”, shtoi ai.

Veslei deklaroi gjithashtu se Kosova do të jetë përherë me qytetarët e Luginës së Preshevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme