Veseli në Mitrovicë: Më 19 nëntor vuloset fitorja e Valdete Idrizit

Mitrovicë | 31 Tet 2017 | 17:52 | Nga

Kadri Veseli ka qëndruar sot në Mitrovicë, për të takuar e falënderuar strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës për punën që kanë bërë në raundin e parë të zgjedhjeve.

Kandidatja e PDK-së për këtë qytet, Valdete Idrizi është e para me vota dhe garon në raundin e dytë me kryetarin aktual të qytetit, Agim Bahtiri.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se është një mobilizim i fuqishëm për vulosje të fitores.

“Me Kryetaren Valdete Idrizi dhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës, për t’i falënderuar për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe fitoren e madhe në Mitrovicë. Mobilizimi i fuqishëm po vazhdon dhe më 19 nëntor do ta vulosim fitoren e Valdetes”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Të ngjashme