Vetëvendosje fajëson Isa Mustafën për prishjen e koalicionit në Vushtrri

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Për prishjen e koalicionit qeverisës LDK-VV në Komunën e Vushtrrisë, kjo e fundit ka lënë fajtor kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri ka reaguar përmes një komunikate duke thënë se prishja e koalicionit nga ana e kryetarit të komunës, Xhafer Tahiri, nuk është për shkak të mosvotimit të Planit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Argumentet e prezantuara nga Xhafer Tahiri kinse për mosvotimin e ‘Planit për Rimëkëmbje Ekonomike’ të Vushtrrisë janë krejtësisht të paqëndrueshme. Ky votim është vetëm shkas i një përcaktimi të mëhershëm, madje jo nga z. Tahiri, por niveli qendror i LDK-së e kryetari Isa Mustafa”, thuhet në njoftim.

VV-ja ka shkruar se me LDK-në në Vushtrri kishin dallime të vazhdueshme, ndërsa për kryetarin Tahiri kishte dyshime për monopolizim të proceseve të prokurimit.

“Kërkesa jonë ishte parimore dhe e drejtë: parat e paguara nga buxheti komunal, të mos paguhen në projekte të cilat nuk përmbushin as minimumin e asaj për çfarë janë kontraktuar”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme