Nëntë stadiume në Portugali janë vlerësuar të gatshme për organizimin e ndeshjeve në rifillimin e ligës portugeze pas pauzës së detyrueshme shkaku i koronavirusit, është njoftuar nga liga, raporton agjencia Reuters.
Gjashtë stadiume tjera duhet të përmirësohen dhe do të inspektohen për herë të dytë nga drejtoria e shëndetësisë e vendit, ka thënë liga.
Fushat e Vitoria Guimaresit, Tondelas, Portos, Sporting Lisbonës, Benficas, Maritimos, Bragas dhe Portimonenses kanë marrë dritën e gjelbër për organizimin e ndeshjeve, siç ka marrë edhe qendra stërvitore e përfaqësueses së Portugalisë që gjendet në Lisbonë dhe do të organizojë disa ndeshje.
Stadiumet e Vitoria Setubalit, Boavistas, Desportivo das Avesit, Rio Aves, Gil Vicentes dhe Pacos de Ferreiras, do duhet bërë disa përmirësime.
Katër skuadra tjera në elitën portugeze nuk kanë futur fare fushat në inspektim. Kanë mbetur edhe dhjetë xhiro deri në fund të elitës së Portugalisë. Liga do të nisë më 4 qershor dhe pritet të mbarojë deri më 26 korrik.