Prangoset në Bullgari i dyshuari i 5-të për grabitjen në Rinas

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar në Bullgari autori i pestë i dyshuar për grabitjen spektakolare të rreth 6 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.

I dyshuari pritet të vijë në Shqipëri nën masa të forta sigurie. Blutë nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e personit të prangosur.

Policia njoftoi dje arrestimin e katër personave, më konkretisht Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela, që dyshohet të jenë përfshirë direkt ose indirekt në skemën e grabitjes.

Ndërkohë që operacioni vijon, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Alkond Bengasin, një prej të arrestuarve për grabitjen spektakolare në Rinas.

Mësohet se ai ka pranuar të bashkëpunojë dhe të rrëfejë të gjithë skemën e grabitjes së afro 6 milionë eurove, dhe të tregojë se kush janë autorët dhe si ishin organizuar.

Të ngjashme