Prej mbrëmjes së djeshme kërcënojnë se do hidhen nga vinçi, flet Teuta Saraçi

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 08:28 | Nga

Prej mbrëmjes së djeshme një çift bashkëshortësh kanë hipur në një vinç tek rruga e “Kosovarëve” në Tiranë, ndërsa kërcënojnë se do hidhen pasi sipas tyre janë nxjerrë padrejtësisht nga shtëpia.

Për Fatmir dhe Teuta Saraçin nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen.

Në një lidhje telefonike për Report Tv nga vinçi te diga e liqenit, Teuta Saraçi u shpreh se kunata i ka nxjerrë nga banesa, ndërsa policia sipas tyre ka qëndruar indiferente pas kërkesës së tyre.

“Problemi im është se është e dyta herë që kam hipur në vinç, mua më është plotësuar vetëm njëra kërkesë. Teuta Saraçi, ish e persekutuar, më persekuton kunata ime Alba Saraçi dhe më ka nxjerrë nga shtëpia. Ajo ka bërë një urdhër mbrojtje për burrin tim.

Para 4 ditësh kemi debatuar se unë plaçkat e shtëpisë i kam blerë me kredi bankare dhe ajo donte të më hidhte plaçkat jashtë shtëpisë dhe ajo shkoi në polici dhe i dhanë urdhër mbrojtje. Nuk kam besim tek asnjëri sepse asnjë nuk e ndihmoi familjen time. Asnjë nuk ka bërë asgjë, bashkia s’ka bërë asgjë, s’ka ardhur asnjëherë, kemi 1 vit pa drita, sepse ajo Alba kishte një konsum të lartë dhe iku për në Itali dhe i la pa paguar”, ka thënë Teuta Saraçi.

“Më datë 28.04.2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen. Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim. Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi”, bën me dije policia”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme