Presidenti Meta dekretoi rektorët e universiteteve publike të Shqipërisë

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u dorëzoi sot dekretet e emërimit rektorëvetë universiteteve publike, të shpallur fitues nga zgjedhjet e 30 korrikut.

Sot në Presidencë u organizua ceremonia e posaçme, ku 12 rektorë, morën zyrtarisht detyrën. Rektorët e rinj, do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme institucionet publike të arsimit të lartë në vend.

Presidenti Meta gjatë fjalës së tij u shpreh: Zgjedhja dhe përzgjedhja juaj erdhi nëpërmjet një procesi jo të lehtë, veçanërisht prej situatës së pazakonshme të pandemisë, të papriturave dhe përpjekjeve për t’u përshtatur me masa të cilat shpesh edhe u kontestuan.

Prandaj edhe sfidat përpara jush janë të vështira, por jo të pamundura.

Kreu i shtetit, bëri të ditur se, “Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa e madhe e vendit tonë. Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë. Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe! U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”

Rektorët fitues në zgjedhjet e fundit universitare të cilët kanë marrë sot zyrtarisht detyrën pas dekreteve të emërimit të Presidentit janë:

  • Universiteti i Tiranës – Artan Hoxha
  • Universiteti i Mjekësisë, Tiranë – Arben Gjata
  • Universiteti Politeknik i Tiranës – Andrea Maliqari
  • Universiteti Bujqësor i Tiranës – Fatbardh Sallaku
  • Universiteti i Sporteve të Tiranës – Agron Kasa
  • Universiteti i Arteve – Kastriot Çaushi
  • Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës – Kseanela Sotirofski
  • Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan – Skënder Topi
  • Universiteti Fan.S. Noli, Korçë – Dhimitri Bello
  • Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër – Suzana Golemi
  • Universiteti Ismail Qemali, Vlorë – Roland Zisi
  • Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër – Bektash Mema

Të ngjashme