Presion dhe kërcënime ndaj kandidatëve në komunat serbe

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 08:03 | Nga

Procesi zgjedhor ka pasur dallime të konsiderueshme në komunat me shumicë shqiptare dhe komunat me shumicë serbe të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Ky është vlerësimi që ka dhënë Misioni i Vëzhguesve të Bashkimit Evropian me rastin e prezantimit të gjetjeve preliminare mbi zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Derisa në komunat me shumicë shqiptare u lejua gara konkurruese dhe mjedisi i fushatës ishte i qetë, në komunat me shumicë serbe, ambienti i fushatës u dëmtua nga kërcënimet brenda komunitetit serb, duke i vënë në shënjestër subjektet politike jashtë Listës Serbe. Kjo përfshinte presionin mbi kandidatët individualë për t’u tërhequr dhe për ta kufizuar konkurrencën politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme