Prezantim i rrejshëm, arrestohen tre persona në Shkodër – tentuan të përfitojnë 130 mijë euro

Prishtinë | 07 Jan 2023 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Tre persona nga Shkodra janë arrestuar pasi prezantoheshin si persona të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro.

Sipas një njoftimi në rrjetin social të Policisë së Shtetit, bëhet e ditur se tre personat u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 130 mijë euro.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrolleve në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 12 600 euro të tjera.

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, shtetasit: -J. P., 40 vjeç, R. P., 31 vjeç dhe Sh. K., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Të ngjashme