Prishtina e Tirana, pa politikë ndërbashkiake bashkëpunimi

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 08:34 | Nga

Jo pak takime ka zhvilluar gjatë mandatit të parë si kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por deri tashti Prishtina nuk e ka prezantuar asnjë projekt të përbashkët me Tiranën e as me ndonjë qytet tjetër shqiptar të vendeve të rajonit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Së fundmi, me rastin e përvjetorit të 10-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ahmeti ka qenë nikoqir i kryetarëve të 7 qyteteve të mëdha të banuara me shqiptarë, në vende të rajonit si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, duke prezantuar këtë takim edhe si takim i Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, por edhe nga ky takim është folur vetëm për projekte që secili qytet mund t’i bëjë vetëm për vete.

Drejtues të Komunës së Prishtinës tashti nuk janë shprehur të gatshëm të flasin publikisht për projektet konkrete, që kanë realizuar bashkë Prishtina dhe Tirana.

Pyetjeve bërë nga KD-ja në Komunën e Prishtinës, lidhur me këtë çështje, ka marrë një përgjigje të shkurtër nga Zyra e informimit e saj, ku thuhet: “Shfrytëzoje deklaratën, të cilën ua kemi dërguar në email para disa ditësh” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme