Prishtina, e vetmja në Kosovë që zbaton sistemin ‘One Stop Shop’ në urbanizëm

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 10:24 | Nga

shtë mbajtur takimi i tretë i Kolegjiumit të Planifikimit Hapësinor të drejtorëve komunalë të urbanizmit dhe planifikimit hapësinor, bëri të ditur Zyra për informim e Komunës së Prishtinës përmes një njoftimi për media.

Në këtë takim u diskutua për sistemin “One Stop Shop”, del si obligim për secilën komunë nga Udhëzimi Administrativ 06/2017 i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Prishtina, sipas njoftimit për media, është komuna e vetme në Republikën e Kosovës që e ka këtë sistem funksional. Mbi 70% të aplikimeve aktualisht bëhen përmes këtij sistemi. Gjithashtu, Prishtina është komuna e vetme që e aplikon sistemin “Permit Tracking Sistem”, përmes të cilit iu mundësohet qytetarëve vëzhgimi i procesit të lëndës gjatë procedurave të shqyrtimit në Drejtorinë për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUNMM).

Kësisoj, DUNMM e Komunës së Prishtinës ka mbajtur prezantimin për sistemin “One Stop Shop” para drejtorive të komunave tjera, me ç’rast i ka informuar ato për mënyrën e krijimit, organizimit dhe funksionimit të këtij sistemi. “One Stop Shop” është hapi i parë i digjitalizimit dhe thjeshtimit të procedurave për pajisje me kushte ndërtimore dhe leje të ndërtimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme