Prishtina ka hyrë fuqishëm në afatin kalimtar të Verës. “Bardhekaltërit”, në mënyrë që të ndërtojnë skuadër konkurruese në Ligën e Evropës dhe për edicionin e ri, kanë filluar gjahun të mbledhin futbollistë të dëshmuar në Kosovë dhe jo vetëm.
Fituesi i Kupës, deri tani ka prezantuar mbrojtësin e Feronikelit, Ahmet Haliti dhe mesfushorin fantastik të Lirisë, Meriton Korenica, ndërkohë pritet prezantimi edhe i Armend Thaqit dhe Leutrim Bekteshit të Gjilanit.
Kjo nuk është gjithçka sa i përket transferimit të futbollistëve te skuadra e Mirel Josës, pasi Prishtina siç mëson korneri.net nga burime të afërta pranë lojtarit tashmë ka kryer punë edhe me Argjend Malajn i cili do të rikthehet në skuadër pas një aventure disa vjeçare në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.