Prishtina mbledh kryetarët e qyteteve shqiptare

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 13:54 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, në kryeqytet do të mblidhen kryetarët e qyteteve shqiptare, njofton Klan Kosova.

“Sot në dhjetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës mirëpret kryetarët e Tiranës, Tetovës, Preshevës, Gostivarit, Fierit, Ulqinit dhe Prizrenit në takimin e dytë të Unionit të Bashkive Shqiptare”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Ahmeti në këtë shkrim u ka uruar festën e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme