Prishtina në epërsi prej dy golash ndaj Dukagjinit

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

FC Prishtina e ka mbyllë me epërsi prej dy golash (2:0) pjesën e parë të ndeshjes me Dukagjinin, e vlefshme për të tetën e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Bardhekaltrit i realizuan të dy golat në fillim të takimit, fillimisht me Leotrim Kryeziun, e më pas me Jalen Blesan.

Nga ana tjetër, klinasit u treguan të pafuqishëm në pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ky takim ishte paraparë të zhvillohej dje, por u shty për shkak të motit të lig.

Të ngjashme