Prishtina zyrtarisht e karantinuar, Njësia Speciale në hyrje – dalje

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Pas konfirmimit nga IKSHPK që 20 raste të reja janë konfirmuar pozitive me Coronavirus vetëm në Prishtinë, kryeqyteti që nga mbrëmë është futur në karantinë.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës.

Ndërsa kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, mbrëmë pati njoftuar se qarkullimi do të vlejë edhe sot (e dielë) deri në orën 17:00 për qytetarët që duan të kthehen në Prishtinë, ndërsa masat e reja do të mirren nga dita e hënë.

Ora tashmë shënon 17:00 dhe nga ky moment kryeqyteti futet zyrtarisht në karantinë.

Indeksonline iu sjellë pamje nga Prishtina në çastet e para të izolimit, ndërsa Njësia Speciale tashmë është në hyrjet dhe daljet e kryeqytetit, për të kontrolluar situatën.

Të ngjashme