Komuna e Prishtinës njofton se është bërë shenjëzimi dhe ndriçimin e vendkalimeve zebra për këmbësorë, në 12 lokacione në kryeqytet.
Ky projekt ka kushtuar 122 mijë euro dhe është projekt i bashkëfinancuar nga “Demos”-i zviceran dhe Komuna e Prishtinës.
Ky projekt ka pasur për qëllim rritjen e sigurisë për këmbësorë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.
“Ky projekt ka kushtuar 122 mijë euro dhe është projekt i bashkëfinancuar nga “Demosi” zviceran dhe Komuna e Prishtinës”, ka saktësuar Ahmeti.