Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për vrasje në tentativë

Prizren | 18 Gus 2017 | 15:32 | Nga

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve R.XH., B.XH. dhe A.S.

“I akuzuari R.XH. më datë 20 maj 2017, afër shtëpisë së tij së bashku me prindin e tij B. XH, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një rrugë, fillojnë të përleshen me të dëmtuarin A. S., ku i akuzuari R. XH. e godet me thikë dy herë, therje këto të cilat kanë rezultuar me lëndime të renda trupore dhe të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku thuhet se me këto veprime i akuzuari R.XH., ka kryer veprën penale, vrasje në tentativë, nga neni 178, lidhur me nenin 28, të KPRK-së.

Ndërsa, për të akuzuarin B.XH. është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale, pjesëmarrje në rrahje, nga neni 190, paragrafi 1, të KPRK-së.

Për të akuzuarin A.S., është ngritur aktakuzë për veprat penale, lëndim i rëndë trupor, nga neni 189, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, të KPRK-së dhe lëndim i lehtë trupor, nga neni 188 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4, të KPRK-së.

Të ngjashme