Prokurorja që e mbylli një rast me drogë e heton rastin e djalit të shefit të AKI-së

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Arbëresha Shala-Raqa, është caktuar që ta hetojë rastin e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, i cili javë më parë ishte zënë nga Policia e Kosovës me armë pa leje në veturë dhe me substancë narkotike. Në prill të këtij viti ishte raportuar se e njëjta prokurore kishte mbyllur rastin për “Narkotik” të djalit të kolegut të saj prokuror, shkruan gazeta “Zëri”.

Prokuroria Themelore e Prishtinës të martën ka caktuar prokuroren Arëbresha Shala-Raqa ta hetojë rastin e Shpëtim dhe Rinor Maxhunit, të cilët mbrëmjen e 12 tetorit të këtij viti u kapën nga Policia e Kosovës me armë pa leje e substanca narkotike në veturë, pronë e Enver Maxhunit, babait të kreut të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, i cili ka pohuar se kallëzimi penal ndaj Shpëtim Maxhunit dhe Rinor Maxhunit ka arritur në Prokurori më 19 tetor 2018.

Shpëtim dhe Rinor Maxhuni, sipas prokurorit Berisha, ngarkohen për “Armëmbajtje pa leje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme