Protesta e 2 qershorit, caktohet masa për të arrestuarit

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

60 persona janë proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e së dielës të organizuar nga opozita jashtëparlamentare, ndër ta 42 të arrestuar.

Këta të fundit dolën sot para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe ish-deputetët e PD, raporton Tch.

Në përfundim gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë  ku 38 prej tyre morën masën detyrim paraqitje, dy arrest me burg dhe dy arrest shtëpie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme