Mijëra studentë, aktivistë dhe qytetarë nga e gjithë Serbi u mblodhën në qendër të Beograd për një protestë të madhe kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.
Turmat mbushën Sheshin Slavija dhe rrugët kryesore të kryeqytetit, duke brohoritur slogane kundër pushtetit dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, më shumë liri për mediat, institucione funksionale dhe luftë më të ashpër kundër korrupsionit.
Protesta fillimisht u zhvillua në mënyrë paqësore për disa orë, por situata ndryshoi menjëherë pas përfundimit të pjesës zyrtare të tubimit. Një grup protestuesish u përplas me forcat policore në qendër të qytetit, duke shkaktuar tensione dhe kaos në disa zona
Autoritetet serbe dislokuan njësitë speciale të Policisë për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin.
Sipas raportimeve lokale, policia përdori forcë për largimin e protestuesve nga rrugët pranë institucioneve shtetërore, ndërsa në disa momente u raportuan shtyrje, hedhje objektesh dhe ndërhyrje të ashpra të forcave të rendit.